Probleme të menaxhimit financiar në sektorin publik
Prof. As. Dr. Fran Brahimi1, Msc. Mira Brahimi2, Dr. Belinda Meshini3
Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT
Shkolla 9-vjeçare “Dhora Leka”, Tirane
Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastra
Abstrakt
Ne kuadër te përsosjes se menaxhimit financiar i është dhëne dhe do te vazhdohet ti jepet prioritet decentralizimit te përgjegjshmërive menaxheriale ne financat publike nëpërmjet dhënies te se drejtës se përdorimit te Sistemit Informatik Financiar te Qeverise (SIFQ) institucioneve te qeverisjes se përgjithshme lidhur me procesin e ekzekutimit te buxhetit te tyre. Gjithashtu, përdorimi direkt i SIFQ nga këto te fundit është shoqëruar edhe me shtimin e kontrolleve te brendshme ne fazën e prokurimeve te fondeve publik.
Monitorimi i menaxhimit financiare ne sektorin publik është i rëndësishëm jo vetëm se ndikon drejtpërdrejte ne përdorimin me eficience dhe ekonomi te fondeve publike por ai ndikon dukshëm ne krijimin e një kulture te qëndrueshme ne mireperdorimin e fondeve publike. Vendi është aspirues i anëtarësimit ne Bashkimin Evropian dhe për rrjedhoje rritja e performances se menaxhimit financiar përben një objektiv te vazhdueshëm te gjithë qeverive.
Kuadri ligjor, njësite dhe institucionet qe e bëjnë monitorimin e menaxhimit financiar publik sapo janë krijuar, ato vazhdojnë përpjekjen e tyre për tu rritur dhe konsoliduar.
